Haradinaj për VV-në: Ma kanë prish gjumin sot

Aktuale

Haradinaj për VV-në: Ma kanë prish gjumin sot

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është duke pritur nga parlamenti që të përmbushë obligimin për vazhdimin e seancës dhe votimin e demarkacionit.

Ai ka bërë edhe shaka kur është pyetur nga gazetarët për hedhjen e gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes, pasi dikur edhe kishte qenë pjesë e veprimeve të tilla.

Haradinaj: Po presim nga parlamenti të përmbushë obligimin

“Jemi në vazhdim të seancës. Nuk e di se si do të shkojë pjesa që ka mbetur, por si Qeveri presim që deputetët, parlamenti ta përmbushë pjesën e mbetur të obligimeve. Kjo është e rëndësishme, duhet ta shohim se si e kanë gjendjen. Tani këto janë vendime të Parlamentit dhe i respektojmë “, tha ai.

I pyetur se çfarë ndjenje është të hedhësh gaz lotsjellës nga ajo kur të tjerët hedhin gaz lotsjellës, Haradinaj me shaka ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim.

Haradinaj: Ma prishën gjumin sot

“S’po  ndryshojke shumë, era e njëjtë. Pjesën e  parë të kohës nuk po e ndien menjëherë e po mendon se s’është ashtu vërtet ashtu po del. Ma kanë prishur gjumin sot. Shikoni materia edhe ajo ana përmbajtjesore ka ndryshuar. Ka mundur me kaluar diskutimi si dje edhe votimi si dje, për shkak se ndryshon gjendja e tashme nga e dikurshmja. Pra, është raporti i Komisionit Shtetëror, marrëveshja për korrigjim, pra janë dy dokumente që e kanë ndryshuar gjendjen , megjithatë ky është vlerësimi i VV-së. Ta shohim këtu jemi”, tha Haradinaj.

Seanca për votimin e demarkacionit është ndërprerë sot disa herë pasi që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës. Ndërkohë pritet vazhdimi  seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritet votimi për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, çështje kjo e cila është duke pritur tash e tre vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat