Haxhiu: Më arrestuan gabimisht

Aktuale

Haxhiu: Më arrestuan gabimisht

Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:21
Albulena Haxhiu

(E plotësuar) - Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas largimit nga salla e Kuvendit, deklaroi se kjo parti do të vazhdojë të kundërshtojë demarkacionin, i cili sipas saj është një akt tradhtie që presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar.

Ajo tha se ishte arrestuar gabimisht dhe më pas ishte liruar. Ajo tha se i kanë larguar nga salla dhunshëm, pa asnjë arsye, pasi vetëm kështu kërkonte Kryesia e Kuvendit kinse në emër të policisë dhe prokurorisë”.

Haxhiu: Kryesia nuk e ka të drejtë të marr vendim për përjashtimin tonë

“Ne ishim në sallën e kuvendit dhe njëri nga policët, erdhi dhe tha: “Kemi urdhër që ta lironi sallën e kuvendit për shkak të ekzaminimit të vendit të ngjarjes”. Unë e mora atë letër, po ashtu kolegët e mi e morën dhe ne e pamë që është vendim i Kryesisë dhe jo i policisë apo i prokurorisë. Natyrisht që pastaj gjërat ndryshuan, sepse Kryesia nuk e ka asnjë të drejtë, sidomos atë deputet që vetëm kanë mbajtur fjalimet në kuvend dhe e kanë kundërshtuar demarkacionin ti përjashtojnë nga salla e kuvendit”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat