Ganja denoncon në polici Liburn Aliun

Aktuale

Ganja denoncon në polici Liburn Aliun

Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:21
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar se është nisur për tek organet e rendit për të bërë një denoncim.

“Jam nisur për në stacion policor për të bërë denoncim për vjedhje, meqë na janë vjedhur kartelat e kuvendit. Mendoj që më është cënuar integriteti im nga Vetëvendosje. Nga Liburn Aliu kërkova ‘të lutem ma kthe kartelën për ta kryer detyrën e punës’, meqë në rrjete sociale kemi parë që kartelat tona kanë mbërri nëpër kafenetë e Prishtinës. Kam të drejtë të bëj një denoncim dhe për këtë arsye do të shkoj”.

“Krejt çka kërkoj është që të na lejohet ta kryejmë punën tonë për çka jemi votuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Sot pavarësisht presionit, luftës psikike dhe shëndetësore ne nuk do të ndalemi dhe demarkacioni do të kalojë sot. Votat i kemi dhe s’kemi pse ta shtyjmë”, ka deklaruar Muliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat