Pasi Veseli i shau me rob, reagon Vetëvendosje

Aktuale

Pasi Veseli i shau me rob, reagon Vetëvendosje

Nga: A.M. Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:58
Pamje nga Kuvendi i Kosoves

Lëvizja Vetëvendosje  ka reaguar pasi që kryetar i Kuvendit të Kosovës , Kadir Veseli i ka fyer rëndë deputetët e VV-së pasi kanë hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Faqja zyrtare e VV-së në Facebook ka shpërndarë një video ku shihet momenti kur ka Veseli ka sharë deputetët, dhe në mbishkrim thuhet se kjo është fytyra e vërtet e tij.

Postimi i plotë:

Ja cila është fytyra e vërtetë e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit i cili e tejkalon rolin e vet e jep urdhra për arrestimin e deputetëve. Nuk është hera e parë që ai shpërfaqet i tillë para deputetëve të Lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat