Zeka: Nuk mund t’i ndalojmë VV-në, presim të kthehemi në sallën e zakonshme jo alternative

Aktuale

Zeka: Nuk mund t’i ndalojmë VV-në, presim të kthehemi në sallën e zakonshme jo alternative

Nga: D.RR&G.B Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:36
Milaim Zeka

Seanca për votimin e Demarkacionit është ndërprerë, pasi për herë të katërt, deputetët e VV-së po hedhin gaz lotsjellës në Kuvend.

E deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se nuk kanë asgjë në dorë për t’i ndalur dhe se po presin sërish të futen në sallën e zakonshme dhe jo të mbajnë seancën në sallën alternative.

“Nuk kemi në dorë asgjë, ne nuk po mundemi t'i ndalojmë këta (Vetëvendosjen). Po presim prapë me u fut në Kuvend në sallën e zakonshme. Nuk do e mbajmë seancën në sallën alternative më lartë, të paktën për momentin”, ka thënë Zeka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat