Haxhiu nga VV kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit

Aktuale

Haxhiu nga VV kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:05
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu, anëtare e Kryesisë nga radhët e Vetëvendosjes, ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, për shkak të fyerjeve që po u bën deputetëve të Kuvendit.

Ajo këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, për të cilën tha se nuk kishte marrë ftesë.

Haxhiu: LDK mban gjallë PDK-në

“Unë nuk mbaj mend ndonjë vendim të keq të Kuvendit, qoftë marrëveshjen e prillit, qoftë për Gjykatën Speciale, ligji për amnisti, qoftë tash demarkacioni, ku nuk PDK dhe LDK-ja janë bërë bashkë. Pra siç duket LDK është i vetmi subjekt politik që e mban gjallë PDK-në, arsyeja është për shkak se në mbledhjen e  kryesisë hymë të paftuar pasi nuk kanë ftuar dhe u bëmë kinse s’kemi pasur ftesë”, tha ajo.

Haxhiu e ka quajtur të papranueshme sjelljen e kreut të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të, siç u shpreh, fyerjeve të vazhdueshme.

Haxhiu: Kadri Veseli të japë dorëheqje

“Për ne është e papranueshme që Kadri Veseli të jetë kryetar i Kuvendit dhe u bë shumë gjatë që ai në krye të foltores shan deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ky njeri duhet të tërhiqet dhe nuk e meriton të jetë në krye të Kuvendit dhe nuk mund ta durojmë një njeri që në vazhdimësi na fyen”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat