Hoxhaj: Jemi të vendosur, Demarkacioni kalon sot

Aktuale

Hoxhaj: Jemi të vendosur, Demarkacioni kalon sot

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:11
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka konfirmuar se koalicioni qeverisës i ka votat e siguruara për kalimin e demarkacionit.

Hoxhaj ka thënë se ai bashkë me deputetët e LDK-së janë të vendosur që të ratifikohet marrëveshja kufitare me Malin e Zi.

“Ajo se çfarë po ndodhë në Kuvend të Kosovës është fundi i një situate absurde. Por si partner të koalicionit bashkë me kolegët tjerë në opozitë, jemi të vendosur që sot të votohet marrëveshja kufitare.

Në demokraci debati është me pikëpamje politike, dhe jo me metoda të dhunës dhe si të tilla i gjykojmë. Por vullneti jonë politik është që kjo temë të mbyllet. Këtë proces nuk do ta ndalin as gjatë orëve deri sa të votohet. Votat koalicioni i ka dhe duam të lëvizmin përpara “, është shprehur ai,

“Nuk e di se kur por sonte do të përfundojë. Është proces i pandalshëm”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat