Kryesia përjashton shumicën e deputetëve të VV-së, ja sa i kanë mbetur

Aktuale

Kryesia përjashton shumicën e deputetëve të VV-së, ja sa i kanë mbetur

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:13
Pamje nga Kuvendi i Kosoves

Kryesia e Kuvendit ka përjashtuar më shumë se gjysmën e deputetëve të Kuvendit nga radhët e Vetëvëndosjes.

Deri më tani janë përjashtuar deputetët që hodhën gaz dhe ata që dyshohet se janë përgjegjës për futjen e gazit.

Tani Vetëvendosje në vazhdimin e seancës mund të përfaqësohet me Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Adem Mikullovcin, Saranda Bogujevcin, Glauk Konjufcën dhe Rexhep Selimin.

Kryesia para pak minutash përjashtoi nga kuvendi Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla, Valon Ramadani, Ismajl Kurteshin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat