Kuvendi në tym, foto kryesore në medien britanike

Aktuale

Kuvendi në tym, foto kryesore në medien britanike

Nga: S.R Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:28
Kuvendi i Kosoves

Sot është paraparë të vazhdojë seanca e djeshme në të cilën u zhvillua debat rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në të cilën pritet të votohet Marrëveshja e Demarkacionit.

Megjithëse deputetët e të gjitha partive politike janë paraqitur në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje në shenjë rezistence ka hedhur gaz lotsjellës për të katërtën herë.

Gazeta britanike ‘’The Independent’’ e ka pozicionuar në web-faqe fotografinë e shkrepur nga Kuvendi I Kosovës teksa shihet gazi lotsjellës.

Përbri fotografisë  është shënuar gjendja aktuale që po mbretëron në kuvend.

‘’Ligjbërësit e opozitës në Kosovë lëshojnë gaz lotjellës brenda parlamentit të vendit përpara se të votojnë për të ratifikuar ose jo një marrëveshje për ndarjen e kufirit të nënshkruar në vitin 2015 me Malin e Zi’’- përfundon përshkrimi./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat