Sejdiu: Politika e faljes së tokës duhet të përfundojë

Aktuale

Sejdiu: Politika e faljes së tokës duhet të përfundojë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:09
Kryetari i Grupit të pavarur parlamentar, Dradan Sejdiu

(E plotësuar) - Deputeti i Grupit të deputetëve të pavarur, Dardan Sejdiu ka thënë se sot Kuvendi i Kosovës ka vendosur të vazhdojë me koncesione për shkak të paditurisë e pa përgjegjësisë së presidentit Thaçi dhe njerëzve që tash e shumë vite edhe territorin, edhe ekonominë po e falin.

Ai tha se si grup kanë qenë kundër kësaj marrëveshje, por nuk ka dashur të komentojë veprimet e ish-partiakëve të tij të cilët gjatë ditës së sotme kanë hedhur gaz lotsjellës.

Sejdiu: Politika e faljes së ekonomisë dhe tokës duhet të përfundojë

“Fatkeqësisht, sot Kuvendi i Republikës së Kosovës vendosi që të vazhdojë me koncesione për shkak të paditurisë e pa përgjegjësisë së presidentit Thaçi dhe njerëzve që tash e shumë vite edhe territor edhe ekonomi po e falin e po e zhvasin. Ne e kemi bërë të ditur qëndrimin qysh dje që kjo marrëveshje është edhe e dëmshme edhe nuk duhet votuar, por ja që e keni parë që presioni i pa ndalur tash e sa muaj karshi deputetëve është shpërfaqet sot në një votë e cila fatkeqësisht do i bëjë dëm kësaj republike. Grupi i deputetëve të pavarur sot me votën e saj kundër e ka treguar edhe një herë që beson që kjo marrëveshje është e dëmshme dhe falen 8 mijë e 200 hektar tokë. Unë mund të komentoj vetëm veprimet e Grupit të deputetëve të pavarur dhe ne si grup e kemi treguar qëndrimin tonë edhe dje edhe sot me votë kundër. Nuk dua të komentoj veprimeve e kolegëve, mendoj që vota kundër sot ka shpërfaqur qëndrimin dhe mendimin tonë për këtë marrëveshje. Edhe një herë po e potencoj politika e faljes së ekonomisë dhe tokës duhet të përfundoj një herë e përgjithmonë, politika e pa ndëshkueshmërisë përgjatë këtyre tri viteve e cila pra nuk mori në përgjegjësi asnjërin prej këtyre njerëzve që nënshkruan këto marrëveshje, duhet një herë e përgjithmonë të ndalet. Fatkeqësisht po shohim që një grup i deputetëve edhe është influencuar edhe ka ndërruar qëndrim”, tha ai.

Sejdiu: Politika e faljes së ekonomisë dhe tokës duhet të përfundojë

Kryetari i Grupit të pavarur parlamentar, Dradan Sejdiu, pas votimit të Projektligjit për demarkacionin tha se fatkeqësisht sot Kuvendi i Republikë së Kosovës vendosi të vazhdojë për koncesione për shkak të paditurisë së presidentit Thaçi.

Ai për gazetarë tha se presioni i pandalur tash e sa muaj karshi deputetëve e ka bërë të vetën, ndërsa shtoi se “politika e faljesh së ekonomisë dhe tokës duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat