Veseli: Sot merr fund dimri i gjatë politik për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Veseli: Sot merr fund dimri i gjatë politik për qytetarët e Kosovës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:13
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka falënderuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për mbështetjen që LDK i ka dhënë procesit të votimit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në një konferencë për media, pas përfundimit të seancës, Veseli ka pohuar se nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Veseli: Nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë e qytetarëve tanë

“Urime dita e parë e pranverës. Sot merr fund dimri i gjatë politik për qytetarët e Republikës së Kosovës. Nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë e qytetarëve tanë. Vërtet është një lehtësim i madh për të gjithë, e di se edhe ju keni kalua qaste jo të lehta. Po kthehemi faktikisht në një normalitet . Me një normalitet me çështje, të cilat janë prioritet për qytetarët, siç është përmirësimi i jetës sociale, zhvillimi ekonomik , sundimi i ligjit. Janë probleme të cilat janë akute, të cilat të jeni të sigurt në qoftë se vazhdoni në këtë formë të komunikimit bashkërisht pozitë dhe opozitë, do të kemi sukses”, tha Veseli.

Veseli i ka falënderuar edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian, ambasadorët e shteteve mike në vendin tonë, për angazhimin e tyre në këtë  proces, e në veçanti ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuaka të Amerikës për përkrahjen dhe kryetarun e LDK-së, Isa Mustafa.

Veseli: Nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka falënderuar kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për mbështetjen që LDK i ka dhënë procesit të votimit të ligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në një konferencë për media, pas përfundimit të seancës, Veseli ka pohuar se nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Kemi kaluar një dimër të vështirë politik”, ka thënë Veseli dhe ka shtuar se po kthehemi në një normalitet, me çështje që janë elementare për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka falënderuar zyrtarët e BE-së dhe SHBA-ve për ndihmën që kanë dhënë në këtë proces, kurse një falënderim të veçantë e ka pasur për kryetarin e  LDK-së, Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat