Pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, është shprehur mirënjohës për deputetët që kanë votuar pro dhe popullin për durimin, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tani Kosova pret që BE ta bëjë pjesën e vet ashtu siç premtoi dhe që qytetarët të kenë lëvizje të lirë.
Postimi i tij i plotë:
Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës.
E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t'u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë.
RH./BS/