Kurti: Veseli shau publikisht

Aktuale

Kurti: Veseli shau publikisht

Më: 21 mars 2018 Në ora: 19:23
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas miratimit të demarkacionit, deklaroi se një herë është dashur të bëhej korrigjimi i marrëveshjes dhe vetëm pas kësaj të bëhet ratifikimi.

Ai ka akuzuar deputetët që miratuan demarkacionin kanë shkelur Kushtetutën dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kurti: Është dashur të bëhej korrigjimi dhe pastaj ratifikimi

“Sot deputetë e Kuvendit të Kosovës iu bashkuan tradhtisë së presidentit Thaçi dhe shkeljes së Kushtetutës dhe integritetit territorial të Kosovës dhe dhunës policore mbi deputetët e Kuvendit. Shumica e deputetëve të Lëvizjes ose u arrestuan, ose u përjashtuan padrejtësisht. Ne jemi të bindur se një herë është dashur të bëhej korrigjimi dhe pastaj ratifikimi”, tha ai.

Kurti akuzoi edhe kreun e Kuvendit për sharje publike ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti: Veseli shau publikisht

“Është e qartë se kryetari i Kuvendit të Kosovës Veseli shau publikisht dhe është një gjë e tillë tejet e paskrupullt që të mos reagojë qytetar i vendit tonë, pasi ky është njeriu më i gabuar që të jetë në krye të institucioneve”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat