Pas votimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ish kryeministri Isa Mustafa e ka uruar atë, duke thënë se kjo i hap rrugën shumë proceseve, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK duke e bërë të mundshëm një hap të tillë, dëshmori se është parti që i mbron vetëm interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Postimi i tij i plotë:
Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën.
LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Urime! ./BS/