Raportuesi për Kosovën në BE: Të gjithë sytë tani kah BE-ja

Aktuale

Raportuesi për Kosovën në BE: Të gjithë sytë tani kah BE-ja

Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:28
Igor Soltes

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, e ka quajtur ditë të madhe miratimin e demarkacionit dhe tha se nga ky veprim është arritur një hap shumë i madh drejt liberalizimit të vizave.

“Vendimi i sotëm i Parlamentit të Kosovës në demarkimin e kufirit me Malin e Zi është një ditë e madhe për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Igor Soltes.

“E mirëpres fuqishëm që akterët politikë më në fund arritën që t’i tejkalojnë mospajtimet e brendshme dhe vepruan në interesin më të mirë të vendit të tyre”.

“Sot, vagoni që po shkonte drejt izolimit u vu në sërish në rrugën e duhur, e që është drejt së ardhmes në Bashkimin Evropian”.

“Nga ky veprim është arritur një hap shumë i madh drejt liberalizimit të vizave dhe lëvizja e lirë e njerëzve, nga principet kryesore të Bashkimit Evropian, mund të bëhet tani realitet. Është  koha që qytetarët e Kosovës t’i shijojnë mundësitë e njëjta dhe ta kenë trajtimin e njëjtë si fqinjët e tyre. Nëse pak muaj më parë dukej si hap që është vështirë i arritshëm, tani u dëshmua që kanë mbizotëruar dija dhe përgjegjësia”, shto ai.

“Pasi që një nga pengesat kryesore është hequr, të gjithë sytë tani do të jenë në Bashkimin Evropian dhe institucionet e saj për ta aprovuar regjimin e lirë pa viza për Kosovën, siç kishin premtuar që të bëjnë kur të gjitha kërkesat të plotësohen. Parlamenti Evropian do ta thërrasë Komisionin Evropian që t’i prezantojë konkluzionet e veta sa më shpejtë që është e mundur, dhe ta japë dritën e gjelbër për regjimin pa viza për Kosovën”, shtoi ai.

“Kosova është kthyer në rrugë drejt integrimit në BE dhe pres që ta shoh këtë përkushtim po ashtu në arritjen e reformave të tjera të vështira por shumë të rëndësishme. Siç e dimë, Kosova ende ka nevojë që të vazhdojë që të japë rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat