“Ikni se erdhën”

Aktuale

“Ikni se erdhën”

Nga: D. Bunjaku Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:38
Publicisti Bahri Cani

Publicisti Bahri Cani në një postim në rrjetin social facebook me sarkazëm ka reaguar pas votimit të Demarkacionit dhe kushtit të plotësuar rreth liberalizmit të vizave.

Ja postimi i plotë:

"Familjare, miq dhe ju te tjerë: veç desha t'ju njoftoj se nesër ne mëngjes heeeeeret do ta ndërroj numrin e telefonit, do ta ndërroj adresën, banesën, qytetin, du me m’shel edhe faqen në FB... mos u nisni kot me ardh në Gjermani, se nuk jam k’sajde...!!!!!!!!!!

Tashti seriozisht: 

Kosova ka plotësuar sot kushtin e parafundit për liberalizimin e vizave, ndërsa i fundit është luftimi i denjë i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një obligim shumë i rëndë për Kosovën, por i bëshëm. Shpresoj shumë që BE-ja më në fund do t'i jap Kosovës dhe shtetasve te saj dritën jeshile për lëvizje të lirë pa viza – më së largu deri në fund të vitit.Pra, pa frikë nuk do ta ndërroj as numrin e telefonit dhe as adresën... Jemi mikpritës në "schazat" more! E tashti nëse rastësisht qëllon që nuk jam këtu, s'kam çka me ju bo”, ka shkruar publicisti Bahri Cani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat