Mimoza Kusari-Lila: Tash është momenti i Sundimit të Ligjit, Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit të Kosovës

Aktuale

Mimoza Kusari-Lila: Tash është momenti i Sundimit të Ligjit, Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit të Kosovës

Nga: N.A Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:31
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Alternativës në Kuvendin e Kosovës Mimoza Kusari Lila përmes një statusi në facebook ka komentuar votimin e sotëm të demarkacionit

Kusari-Lila shkroi se tani pas votimit të demarkacionit pritet të refletkojmë për domosdoshmërinë e ngritjes së koncenzusit politik në Kosovë 

"Të rinjtë e Kosovës meritojnë më shumë dhe më mirë dhe maksimumin do të japim që Kosovën ta bëjmë vend më të mirë për ta" përfundoi Kusari-Lila

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë

Përfundoi saga e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kosova dhe institucionet e saja kanë përpara shumë sfida të mëdha dhe përmbajtësore për qytetarët e Republikës. Por, sot është një moment kritik të reflektojmë për domosdoshmërinë e ngritjes së koncenzusit politik në Kosovë për: Sundimin e Ligjit, Zhvillimin Ekonomik dhe Integrimin e Kosovës. 
Të rinjtë e Kosovës meritojnë më shumë dhe më mirë dhe maksimumin do të japim që Kosovën ta bëjmë vend më të mirë për ta. 
Me dinjitet dhe me besim për vendin tonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat