Si zbriti Nait Hasani nga kufiri i “vërtetë” me Malin e Zi

Aktuale

Si zbriti Nait Hasani nga kufiri i “vërtetë” me Malin e Zi

Më: 21 mars 2018 Në ora: 21:44
Nait Hasani

Nait Hasani me setër dhe me këmishë, ishte ndalur në mes të rrugës, ku po binte borë pa pushim. Në shkurtin e ftoftë Hasani kishte një arsye të fortë përse po qëndronte në atë gjendje në kufirin “e vërtetë” mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Nasani më 25 shkurt ishte bërë lajm i ditës në Kosovë kur kishte vizituar kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Nga atje Hasani po jepte një mesazh të fortë se demarkacioni nuk duhet të kalonte në asnjë mënyrë.

“Demarkacioni këtu nuk duhet të kalon…” shkruante Hasani në llogarinë e tij në Facebook.

Por pas më shumë se një muaji, Nait Hasani në një vend më të përshtatshëm, i ulur në Kuvendin e Kosovës, kishte ndërruar qëndrim. Deputeti i PDK-së sot e mbështeti ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshje për të cilin ai pretendonte se Kosova po humbte territor.

Hasani sot në seancën e Kuvendit ka votuar pro ratifikimit të kësaj marrëveshje. Ai i është bashkuar të gjithë deputetëve të PDK-së të cilët e votuan një zëri ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Hasani edhe dje gjatë seancës së Kuvendit ku ishte diskutuar për shënjimin e pikës kufitare mes dy vendeve kishte thënë se Kosova po humbet territor, por që do të veprojë në interes të shtetit.

“Ka tre vite që po flitet për demarkacionin. Kjo duhet të jetë vullnet për të dhënat po tregojnë se Kosova po humb territor. Kushtet e BE-së për demarkacionin, në mënyrë që të ketë liberalizim të vizave. Demarkacioni duhet të jetë vullnet për fqinjësi të mirë. Demarkacioni nuk po del si çështje shtetërore, por si përfitim partiak, portaleve gazetareske, analistëve politikë dhe OBQ-ve”, kishte thënë Hasani gjatë fjalimit të tij ditës së djeshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat