Dorëheqje të reja në degën e AAK-së në Podujevë

Aktuale

Dorëheqje të reja në degën e AAK-së në Podujevë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 00:12
Ilustrim

Gjatë natës së kaluar u raportua për dorëheqjen e Fatmir Humollit nga Dega e AAK-së në Podujevë.

Ndërkohë sot bëhet e ditur se degës së AAK-së në Podujevë i kanë mbetur vetëm katër anëtarë, të cilët nuk mund të kenë më legjitimitet dhe nuk mund të thirren në emër të kryesisë deri në një kuvend të ri të degës.

Dorëheqje kanë dhënë edhe sekretari organizativ, sekretari administrativ dhe disa anëtarë të tjerë të kryesisë.

Largimet në fjalë kanë të bëjnë me qëndrimet e AAK-së lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës dega në Podujevë,siqë jeni të njoftuar Fatmir Humolli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e AAK-së dhe si pasojë e kësaj dorëheqjen e kanë konfirmuar edhe shumica e anëtarëve të kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë,

Gëzim Veseli- sekretar organizativ
Rrahim Haziri -sekretar administrativ
Avni Ajeti -anëtar i kryesisë
Valon Maçedonci -antarë i kryesisë
Shyqeri Kika-anëtar i kryesisë
Abdurrahman Nazifi-antarë i kryesisë dhe kemi edhe tre antarë të tjerë të kryesisë të cilët janë përjashtuar kohë më parë për shkelje statutore.

Në këto kushte kryesia e mbetur e AAK-së në Podujevë prej 4 anëtarve nuk ka më legjitimitet statutor dhe nuk mund të thiren në emër të kryesisë dhe deri në një kuvend të ri të degës nga i cili do të legjitimohen organet e reja drejtuese përgjegjësin duhet ta marr një kordinator që përcaktohet nga qendra e AAK-së .

Mè këtë rast ju njoftojmë se edhe kjo faqe nuk do të fuksionoj deri në zgjedhjen e kryesisë së re pra deri në mbajtjen e një kuvendi i cili në bazë të statutit të AAK-së është i vetmi organ legjitim që përcakton organet drejtuese të partisë,këshillin drejtues,kryetarin dhe kryesinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat