Kur Pal Lekaj thoshte se edhe lopa e din ku është kufiri me Malin e Zi - Bota Sot
Kur Pal Lekaj thoshte se edhe lopa e din ku është kufiri me Malin e Zi

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Kur Pal Lekaj thoshte se edhe lopa e din ku është kufiri me Malin e Zi

Më: 22 mars 2018 Në ora: 06:35
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), para tre vjetëve kishte dhënë një deklaratë qesharake për kufirin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në kohën kur Ministri Lekaj ishte kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së, së bashku me deputetët tjerë të partisë së tij ishin kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

Lidhur më këtë çështje Lekaj kishte dhënë një deklaratë mjaftë qesharake. Ai ishte shprehur se edhe lopët e dinë se ku është kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Edhe le të vjen edhe Murat Meha edhe lopët ja kallxojnë ku është kufini, s’ka nevojë me kanë shumë filozof, as shumë profesionist sepse lopët e mija tha nuk e kalojën kufirin natan”, kishte thënë Lekaj në një mbledhje të komisionit punues për kufirin me Malin e Zi.

Lekaj po ashtu kishte deklaruar se komisioni për shënjimin e kufirit të Mali të Zi me Kosovën, i kryesuar nga Murat Meha, ishte një faqe e zezë për Kosovën.

“Komisioni i “Muratave”, kjo faqe e zezë për Kosovën!”, kishte shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.

Mirëpo pas tre vjetëve si duket Lekaj ka ndryshuar mendim. Ai së bashku me shefin e tij partiak, njëherit edhe kryeministrin e Kosovës, janë duke kërkuar vota që  çështja e Demarkacionit të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ndwrsa pas tre vjetëve Lekaj ka ndërruar qëndrim dhe ka votuar pro Ratifikimit me Malin e Zi.

Gazi lotsjellës pas një kohe të gjatë u rikthye sot në kuvend. Deputetët e VV-së hodhën për katër herë gaz lotsjellës vetëm gjatë ditës së sotme. Nga insistimi i tyre që demarkacioni të mos ratifikohet u arrestuan shtatë deputetë për shkak se hidhen gaz lotsjellës.

Në tentimin e pestë të ditës së sotme, Galuk Konjufca kishte mbetur i vetëm në seancë, ai kërkonte fjalën nga Kadri Veseli, por që nuk e mori asnjëherë. Kësisoj Vetëvendosje pas tri vite kundërshtim u dorëzua sot kur u ratifikua demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi.

91 deputet kishin qenë të pranishëm ku 80 prej tyre kanë votuar për, ndërsa 11 të tjerë votuan kundër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test