Deputetët e arrestuar të Vetëvendosjes ndodhen në paraburgim

Aktuale

Deputetët e arrestuar të Vetëvendosjes ndodhen në paraburgim

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:44
Deputetet e Vetevendosjes


Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët dje kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, për të penguar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

 

Sipas, policisë ata kanë penguar në mënyrë ligjore punimet e seancës së Kuvendit

“Janë arrestuar shtatë deputet, katër meshkuj K/Shqiptarë, dhe tri deputete femra K/Shqiptare, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët përmes përdorimit të gazit lotsjellës, marrjes së kartelave të identifikimit deputeteve tjerë dhe mos zbatimit të urdhrave të ligjshme të personave zyrtar, kanë shfaq kundërshtimin e tyre në mënyre jo ligjore”, thuhet në njoftim.

Me vendimin e Prokurorit  të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat