Policia e Kosovës ka bërë të ditur që gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale dëmtim i pasurisë.
Nga policia bëhet e ditur se tre të dyshuarit, gjatë kohës që po mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin, kanë sulmuar me gurë objektin e Kuvendit nga pjesa e jashtme, duke thyer dy xhama të këtij objekti.
Edhe pas arrestimit të dyshuarit nuk kanë pranuar të japin deklaratë, duke u mbrojtur në heshtje.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.