Demarkacioni u krye, tash luftojeni krimin dhe korrupsionin, thotë Apostolova

Aktuale

Demarkacioni u krye, tash luftojeni krimin dhe korrupsionin, thotë Apostolova

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:40
Nataliya Apostolova

“Shpresojmë që praktika të tilla të bashkëpunimit si ky me rastin e ratifikimit të kësaj marrëveshje të jenë tregues për të ardhmen. Tani vëmendja duhet përqëndruar në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Presim që puna të vazhdojë në përmbushjen e këtij kriteri të fundit për liberalizimin e vizave”.

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Kosovës, Nataliya Apostolova, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës është një hap i rëndësishëm përpara për vendin dhe qytetarët.

Ajo ka deklaruar se vota për këtë marrëveshje tregoi vendosmërinë e Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe hoqi kushtin e parafundit për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Por Apostolova nuk ka lënë pa përmendur dhe dënuar përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje që përmes gazit lotsjellës të pengojnë votimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar se sjellje të tilla nuk kanë vend në politikën kosovare.

“Duam të urojmë ligjvënësit kosovarë për punën e bërë. Ka qenë e gjatë, me raste edhe pikëlluese, krejt kjo rrugë, por në fund rezultati ishte ai i duhuri për qytetarët e Kosovës”.

“Shpresojmë që praktika të tilla të bashkëpunimit si ky me rastin e ratifikimit të kësaj marrëveshje të jenë tregues për të ardhmen. Tani vëmendja duhet përqëndruar në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Presim që puna të vazhdojë në përmbushjen e këtij kriteri të fundit për liberalizimin e vizave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat