Limaj thotë se Qeveria e Kosovës ka vullnet për ta depolitizuar arsimin në Kosovë - Bota Sot
Limaj thotë se Qeveria e Kosovës ka vullnet për ta depolitizuar arsimin në Kosovë

Aktuale

E mërkurë, 18 korrik 2018

Limaj thotë se Qeveria e Kosovës ka vullnet për ta depolitizuar arsimin në Kosovë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:33
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka vullnetin dhe gatishmërinë për ta depolitizuar arsimin në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Limaj në tryezën e organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me temën Gjendja e Sistemit Arsimor ka thënë se kjo Qeveri ka vullnet që t’i japë drejtimin e duhur arsimit në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës do të iu krijoj gjithë hapësirën e nevojshme për ta vendosur në binarë këtë sektor tepër të rëndësishëm për vendin. Çështjet e arsimit nuk janë ekskluzivit përgjegjësi e një ministri ose e një qeverie, por është temë nacionale ku duhet të përfshihen pozitë, opozitë dhe shoqëria civile.”, ka thënë ndër të tjera Limaj

Më tutje, Limaj ka thënë se synimi është që më hap mundësi që njerëzit e duhur të jenë në vendin e duhur. Ai u ka premtuar se në këtë drejtim do ta kenë mbështetjen e Qeverisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test