BQK bëhet me kryetar të ri të bordit

Aktuale

BQK bëhet me kryetar të ri të bordit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:52
Flamur Mrasori

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës sot me shumicë votash zgjodhi Flamur Mrasori për kryetar të Bordit të BQK-së.

Mrasori ka punuar në BQK për mbi 11 vite ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, përfshirë funksionin e Sekretarit të Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe të Këshilltarit të Guvernatorit.

Gjatë periudhës së shërbimit të tij në BQK, ai ishte i përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme për realizimin e objektivave të BQK-së.

Si kryesues i Komisionit për Integrime Evropiane të BQK-së, Mrasori ishte pjesëmarrës në procesin e dialogimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Po ashtu, ai ishte pjesëmarrës i rregullt i delegacionit të BQK-së në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po ashtu, dy herë ka qenë zëvendësguvernator i përkohshëm i Kosovës në FMN gjatë takimeve vjetore.

Mrasori është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Më 26 janar 2018 është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës dhe më 5 shkurt 2018 është emëruar nga presidenti i Kosovës në pozitën anëtar joekzekutiv i Bordit të BQK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat