Hoxha optimiste se brenda këtij viti do të hiqen vizat

Aktuale

Hoxha optimiste se brenda këtij viti do të hiqen vizat

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:26
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha se Kuvendi dje plotësoi kriterin kyç për liberalizimin e vizave.

Ajo theksoi se sa i përket kriterit të dytë që është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ka shënuar progres të theksuar, por presin vlerësimin e BE-së.

 Hoxha tha se synimi i tyre është që gjatë këtij viti të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit. Hoxha u shpreh optimiste ë  qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm brenda këtij viti.

Ajo tha se tani institucionet e Kosovës i kanë kryer detyrat e saj derisa presin që tash detyrat t’i kryejë BE-ja.

Hoxha ka siguruar se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e BE-së që të mos zgjaten procedurat për liberalizimin e vizave.

Ministrja e Integrimeve  tha se pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk mund ta bllokojnë liberalizimin sepse nuk e përbëjnë atë 35 për qindëshin që do të mund ta bllokonin këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat