Pacolli: Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza

Aktuale

Pacolli: Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza

Nga: A.M. Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:17
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri  dhe ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot me zëvendëspresidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

Në postimin e tij në Facebook,  Pacolli ka shkruar se presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza.

Postimi i plotë:

Zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishëm me Zëvendës-Presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk dhe shoqëruesit e tij. Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë. Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat