Policia jep detaje për arrestimin e Feros

Aktuale

Policia jep detaje për arrestimin e Feros

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:00
Fero

Reperi Fero bashkë me menaxherin e tij Mehmet Elshani janë shoqëruar në Stacionin e Policisë me dyshimin se dyshja në fjalë janë hakmarrë ndaj grupit që kanë rrahur reperin Fero para dy ditësh.

Rastin e ka konfirmuar zëdhensja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 në stacionin Jugu në Prishtinë është hapur rast kansoje nga viktima i cili ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar nga tre persona të dyshuar. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe aktuialisht janë duke u intervistuar. Njërit  prej të dyshuarve gjatë kontrollit në stacion  policia i ka gjetur dhe konfiskuar një elektroshok” ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë që pas sulmit ndaj Feros janë arrestuar edhe disa të dyshuar për këtë sulm, të cilët më pas janë liruar me procedurë të rregulltë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat