Luta i reagon Veselit: Lul, falë s’ka në këtë dynja!

Aktuale

Luta i reagon Veselit: Lul, falë s’ka në këtë dynja!

Nga: G.B Më: 22 mars 2018 Në ora: 20:41
Kadri Veseli dhe Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, rreth Luginës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova Lindore merret duke zbatuar Rezolutën e Kuvendit, derisa i thotë se falë s’ka në këtë botë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Shih ti, Luli paska thanë që Preshevën, Bujanocin e Medvegjën e marrim falë. Unë po i them që Kosova Lindore merret tue zbatue Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të miratuar me 6 qershor 2013, e cila nuk asht zbatue sot e asaj dite. Lul, falë s’ka n’këte dynja. Japim e marrim… A po kupton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat