Hoxha flet për telefonatën me komisionerin Hahn

Aktuale

Hoxha flet për telefonatën me komisionerin Hahn

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:53
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, e ka uruar dje për raitifkimin e demarkacionit.

“Patjetër, kemi pasur besimin që demarkacioni do të kalojë”, tha Hoxha në Zonën e Debatit.

“Ka qenë një situatë që nuk kisha pasë dëshirë ta shihja kur ne do ta kalonim kriterin kyç për liberalizimin e vizave”, tha Hoxha në Zonën e Debatit, duke iu referuar incidenteve me gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës në ditën kur u miratua marrëveshja për shënimin e kufirit.

“Dita e djeshme kulminoi me suksesin që më në fund arritëm, që edhe përkundër humbjes së kohës për tre vjet me radhë, Kosova e plotësoi obligimin e vet – kriterin kyç, pra të ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi”.

Hoxha tha se menjëherë pas kalimit të kësaj marrëveshjeje, ata kanë vënë kontaktet e para me instancat evropiane lidhur me hapat e mëtutjeshëm.

“Dje pata një telefonatë me komisionarin Hahn i cili më përgëzoi dhe më uroi për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit”, tha Hoxha.

Ministrja edhe njëherë përsëriti se BE-ja do ta përkrahë në mënyrë maksimale mundësinë që kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e Be-së, tash pas plotësimit të njërit prej kritereve kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat