Donika Kadaj-Bujupi thotë se u fye nga Albulena Haxhiu pas largimit nga Vetëvendosje

Aktuale

Donika Kadaj-Bujupi thotë se u fye nga Albulena Haxhiu pas largimit nga Vetëvendosje

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:08
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, pas largimit nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është ndier e  fyer nga ish-kolegia partiake, Albulena Haxhiu, nga VV, pasi ajo i ka thënë se “është shitur”, duke kaluar në AAK.

“Asnjëherë në karrierë, asnjëherë në jetë, nuk kam replikuar ndaj fyerjeve të bëra ndaj meje”, është shprehur Kadaj-Bujupi, duke iu referuar deklaratës së Haxhiut.

“Unë i respektoj edhe mendimet ndryshe, nuk replikoj asnjëherë ndaj fyerjeve, kështu do të veproj edhe në të ardhmen”, ka theksuar ajo në T7.

Kadaj-Bujupi ka thënë se Haxhiun e konsideron mike. “Kemi kenë mike edhe më herët. Besoj se kështu do të mbetet edhe në të ardhmen”, është shprehur ajo.

Deputetja e AAK’së ka thënë se nuk i është premtuar asgjë për t’u kthyer në partinë e Ramush Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat