SHBA ultimatum Serbisë: Nëse Kosova nuk merr karrigen në OKB, menjëherë do të bllokohet negociatat e pranimit me BE-në

Aktuale

SHBA ultimatum Serbisë: Nëse Kosova nuk merr karrigen në OKB, menjëherë do të bllokohet negociatat e pranimit me BE-në

Më: 22 mars 2018 Në ora: 23:08
ilustrim

Amerika dhe BE kanë vënë Beogradin para një zgjedhje të pamundur: Nëse Serbia nuk e lejonë Kosovën të merr ulëse në OKB, menjëherë do të bllokohen negociatat e pranimit me BE-në pritet edhe ndërhyrje ushtarke  në veriun e Kosovës!

Ky është ultimatumii më i rëndë politik i bër autoriteteve serbe këto ditë, para Pashkëve katolike më 1 prill. Ideja kryesore është që Kosova sa më shpejt të antarësohet në Kombet e Bashkuara dhe që Prishtina nga ana e saj do të formojë bashkësinë e komunave serbe. SHBA, sipas burimeve diplomatike, madje kërcënojnë se do t’u lejojë shqiptarëve të marrin veriun e Kosovës, në rast të mosbindjes së serbëve!

Paralajmërimi vjen edhe nga Edi Ram për Serbinë

Serbia nuk do të bashkohet me BE-në përpara Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama argumentoi se Serbia “nuk do të bëhej anëtare i Bashkimit Europian përpara Shqipërisë”, kjo deklaratë e Ramës nuk është e rastësishme.

“Serbia duhet t’i nënshtrohet një procesi të dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose së paku zgjidhjen e problemit. Unë besoj se duhet të ndodhë një mrekulli, e cila nuk do të ndodhë, në mënyrë që Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian para nesh”, tha Rama.

Presidenti i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiç mendon se marrëveshja e shpallur e detyrueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një ralitet.

BE nuk i kërkon Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës, por kërkohet të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare. Sipas asaj marrëveshje, të dy palët do të bien dakord se anëtarësimi i Kosovë në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare nuk nënkupton njohjen e fshehtë të palës tjetër , përfundon Janjiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat