Deliu-Kodra thotë se brenda këtij viti qytetarët do të lëvizin lirshëm

Aktuale

Deliu-Kodra thotë se brenda këtij viti qytetarët do të lëvizin lirshëm

Më: 23 mars 2018 Në ora: 00:16
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është treguar e bindur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza brenda këtij viti.

“ Unë besoj që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Tashmë kushti kryesorë që ka qen është plotësuar. Qeveria e Kosovës është duke punuar që proceset që na presin tash të përfundojnë shpejt”, ka thënë ajo.

Deputetja e PDK’së ka thënë se është kërkuar që edhe Kuvendi i Kosovës dhe deputetet ti përfundojnë punët që kanë para vetës.

“ Sot është kërkuar që të punohet në mënyrë intensive. Është kërkuar që komision t’i përfundojnë punët e tyre dhe të mos bllokohet asgjë”, ka treguar ajo.

Ajo ka thënë se deputetët e kanë obligim që ti miratojnë ligjet dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat