Musliu ka mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e seancës për cilësinë e mishit

Aktuale

Musliu ka mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e seancës për cilësinë e mishit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 00:27
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, 9 ditë më parë ka kërkuar mbajtjen e një seancë ku do të diskutohet për cilësinë e mishit që ka hyrë në Kosovë.

Ajo këtë njoftim e ka bërë pas shkrimit të deputetit të grupit të pavarur parlamentar, Salih Salihu se nga nesër do të kërkojnë mbajtjen e seancës për të diskutuar cilësinë e mishit të importuar.

Musliu në Facebook ka publikuar kërkesën e protokolluar për mbajtjen e seancës dhe 14 nënshkrimet që ka marrë nga deputetët.

“Po e shoh qe Deputeti Salih Salihu paska lajmeruar se si grup i pavarur do te marrin iniciative per debat parlamentar lidhur me cilesine dhe sigurine e ushqimit ne Kosovë, une e ftoj kolegun mos te lodhet me procedura por ti bashkangjitet iniciatives tone qe është marre dhe protokoluar me daten 14 Mars 2018! Keshtu qe GDP-se i urojme suksese ne nisma tjera pasi kesaj radhe jane vonuar pak sa ”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat