Thaçi takohet me Hahn, tregon çka biseduan

Aktuale

Thaçi takohet me Hahn, tregon çka biseduan

Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:54
Hashim Thaçi dhe Johannes Hahn

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me komisionerin Johannes Hahn në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se Hahn është zotuar se do të përmbushin procedurat e nevojshme në kuadër të institucioneve të BE-së, përcjell Bota sot.

Ai po ashtu ka shkruar se ka qenë konstatim i përbashkët që ratifikimi i Demarkacionit ka qenë hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Sapo përfundova takimin me Komisionerin Hahn në Bruksel. Ishte një takim shumë produktiv. Institucionet e Kosovës, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Kosova do të vazhdojë përkushtimin edhe më të lartë për rend dhe ligj dhe reforma të gjithëmbarshme. Komisioneri Hahn u zotua se do të përmbushin procedurat e nevojshme në kuadër të institucioneve të BE-së. Ishte konstatim i përbashkët se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ishte jo vetëm përmbushje e kushtit për liberalizim të vizave, por edhe një hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon. HTH./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat