Pasdite seanca ndaj deputetëve të VV-së

Aktuale

Pasdite seanca ndaj deputetëve të VV-së

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:13
Arrestimi i deputetes Fitore Pacolli

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes nis pasdite.

Deputetët e ndaluar të Vetëvendosjes lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, sot në orën 13 do të dalin para gjyqtarit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Lajmin për kallxo e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Deputetët Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan të merkurën nën dyshimin se hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Atë ditë deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shtatë deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat