Reagon edhe Çun Lajçi, kështu e arsyeton Haradinajn për Demarkacionin

Aktuale

Reagon edhe Çun Lajçi, kështu e arsyeton Haradinajn për Demarkacionin

Nga: P.R Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:51
Çun Lajçi

Akori Çun Lajçi, i cili shpresat e tij i kishte te Ramush Haradinaj për, siç thotë ai korrigjimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas votimit të Demarkacionit në Kuvend, demarkacion të cilin e përkrahu edhe Ramush Haradinaj.

Ai përmes vargjeve të tij ka shprehur mllefin ndaj Thaçit e Mustafës, e është munduar ta arsyetojë Haradinajn.

“Tani prap pres nga ti Ramush (se t’urtin e mësoi me pritë oda e Junikut)

edhe pse unë i dëshperuem

e ti i mundun krejtësisht,

t’provosh me Bulliqin

ta korigjosh gabimin e njerëzve t’shitun,

e t’provosh edhe njiherë ta mbashë fjalën,

e vështirë t’notosh n’pellgun e qelbun nga shitësit e Atdheut.”, janë disa nga vargjet e tij të postuar në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Ky është reagimi i plotë:

Unë i vogli i Rugovës

Po them diçka me gojën e atyne që mbetën t’pa fjalë

t’Rugovës së djegun n’shpirt e tokë t’marrun,

jo veç tash, po ndër shekuj,

të stërpikun nga damart që pëlcitën gjakut

herë n’Kalludër, herë n’Shekullar, e t’kuqluem si toptha

n’Limin e mbushun krena Milanësh,

sot si dje,

mbetën t’mberthyem n’rrjeta merimangash

me sy t’zgurdulluem, t’premë si dje,

nga t’bijtë e Markut me jatagana, t’verbuem nga gishtat e vlleznive

që u ngritën për faljen e strofullës

ku pas betejave banin strehë.

N’emnin tim e fjalën e Rugovasve t’pa gojë

u mallkoj juve që dy gishta s’i futët n’sytë tuaj,

para se fjalën t’ua merrte partia

e Isës e Hashimit e Ramushit,

që thirrën n’kauzën e

demokracisë

( e s’lanë ta përdorin mendjen as zemrën )

se “kështu mendon partia” thanë,

e kështu mendonte edhe Enveristja ( por ajo s’falte tokë) e Titistja që na shpërngulte për Anadoll.

Ç’anomali të thirrësh

n’demokraci,

e t’mos i lëshë t’votojnë sipas vullnetit

- po sipas koncenzusit!

Unë i vogli i Rugovës

shpreh miradinë time

e bekimin e pleqve që erdhën pas Jush

sa herë i thirret n’demostrata për bjeshkën e malin,

juve djelmoça e vajza t’Vetvendosjës

që u shterrët zanit e trupit e mendjës

për t’qenë me trollin e Kosovës e t’Rugovës.

Ju bekoj t’gjithve me rradhë, pa emna,

se emnat i keni gravua n’rrajët e Çakorrit e t’Kullës

dhe kurrë s’do të kalbën,

e po i mallkoj të gjithë ata

që me vullnetin e tyne ngritën gishta

e tokën time t’huejit ia falen.

Po i mallkoj pa emna,

se tani atyne u asht nxi ftyra e emni.

Ata do t’përfundojnë si Abdullah Pashë Dreni,

që besën e fjalën ia dha dreqit, Maxharr Pashës,

njësoj si këta Isës e Kadrisë

për t’ua mbulue gjurmët e tradhëtisë Hashimit e Skenderit.

Unë i vogli i Rugovës,

me vargun tim bana ate që mujta, por s’heshta as kur me mallkuat

as kur e kërkuat zanin tim.

Tani prap pres nga ti Ramush (se t’urtin e mësoi me pritë oda e Junikut)

edhe pse unë i dëshperuem

e ti i mundun krejtësisht,

t’provosh me Bulliqin

ta korigjosh gabimin e njerëzve t’shitun,

e t’provosh edhe njiherë ta mbashë fjalën,

e vështirë t’notosh n’pellgun e qelbun nga shitësit e Atdheut.

Çun e Rugovë

u mallkojnë për tradhëti e u bekojnë për t’bamet e mira

o njerëz të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat