Delawie: Urime Feride Rushiti

Aktuale

Delawie: Urime Feride Rushiti

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:15
Greg Delawie

Ambasadori i amerikan  Greg Delawie, ka uruar Feride Rushitin për çmimin që do t’i ndahet nga Departamenti Amerikan lidhur me punën e saj për viktimat e dhunës seksuale të Kosovës.

“Urime Feride Rushiti, fituese e çmimit të Departamentit të Shtetit/Gratë e guximshme! Feridja ka luftuar pa u lodhur për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe grupeve të tjera vullnetare. Kosova duhet të jetë krenare” ka shkruar ai në Twitter

Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, Feride Rushiti do ta pranojë këtë çmim në një ceremoni të organizuar nga Departamenti i Shtetit gjatë ditës së sotme ku e zëvendës sekretari i shtetit, John Sullivan, do t`i nderojë dhjetë gra nga e gjithë bota.

Çmimi i nderon gratë anekënd botës, të cilat kanë treguar guxim dhe udhëheqje të pashoqe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përparimin shoqërorë.

Në arsyetimin për ndarjen e çmimit për zonjën Rushiti thuhet se “për gati dy dekada të punës së saj ajo ka siguruar qasje në shëndetësi dhe drejtësi për të mbijetuarit civil të luftës. Ajo ishte ndër doktorët e parë që njohu nevojën për trajtimin e traumave psikologjike për refugjatët që ikën nga dhuna, posaçërisht të grave dhe grupeve të pakicave. Angazhimi i saj ka çuar në disa fitore ligjore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat