Përfundon seanca dëgjimore për deputetët e arrestuar

Aktuale

Përfundon seanca dëgjimore për deputetët e arrestuar

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:00
Pamje nga gjykata

(E plotësuar) - Ka përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës gjatë punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i depuetit Sali Zyba, Nikë Shala, i cili ka thënë se seanca dëgjimore për deputetët e VV ka përfunduar, vendimi merret më vonë për deputetët e arrestuar të mërkurën.

Deputetët e arrestuar janë;  Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla, të cilët hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Gjyqtari Agim Kuqi ka bërë të ditur se kjo seancë është  e mbyllur për media, përderisa dihet se Prokuroria ka kërkuar paraburgim për deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre. 

Deputetët e VV-së dalin para gjykatës

Ka filluar seanca dëgjimore për caktimin e masës për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës gjatë punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e arrestuar janë;  Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla.

Gjyqtari Agim Kuqi ka bërë të ditur se kjo seancë është  e mbyllur për media.

Atë ditë deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat