Pas lirimit të deputetëve të Vetëvendosjes nga Gjykata, vjen reagimi i Prokurorisë

Aktuale

Pas lirimit të deputetëve të Vetëvendosjes nga Gjykata, vjen reagimi i Prokurorisë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 20:32
Pamje nga gjykata

Gjykata Themelore në Prishtinë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje , D. M, XH. S, S. Z, F. P-D dhe V.R për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” që parashihet nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Gjykata ka konsideruar se në këtë fazë të procedurës nuk është e nevojshme caktimi i masës së paraburgimit.

Sipas tyre, “përveç kushtit të përgjithshëm se ekziston dyshimi i bazuar se tani të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat është kërkuar caktimi i masës se paraburgimit, nuk përmbushen asnjëra nga kushtet konkrete qoftë veç e veç qoftë të gjitha së bashku për caktimin e ndonjërës nga masat për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedure”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Lidhur me këtë, burime të sigurta të Indeksonline kanë bërë të ditur se çka do të ndërmerr Prokuroria Themelore në Prishtinë pas këtij vendimi.

Sipas po të njëjtav burime, ky organ i hetuesisë do të shqyrtojë mundësinë që përmes prokurorit të rastit të paraqes ankesë duke e kundërshtuar vendimin e dhënë.

Ndryshe, Prokuroria ka kërkuar që pesë deputetëve të Vetëvendosjes, Drita Millaku, Xhelal Sfeqla, Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Valon Ramadani që kanë kryer vepra penale gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të ju shqiptohet masa e ndalimit prej 30 ditë paraburgim, mirëpo kjo nuk u realizua pasi një gjë e tillë u hedhë poshtë nga ana e Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat