Haradinaj tregon kur e pret vendimin final për liberalizim të vizave

Aktuale

Haradinaj tregon kur e pret vendimin final për liberalizim të vizave

Më: 23 mars 2018 Në ora: 21:57
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka ndodhur me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në intervistën për emisionin Argument Plus në TV21, Haradinaj parashikoi se vendimin final për liberalizim vizash  do të merret më së largu pas 9 muajsh.

“Liberalizimi ka ndodhur pardje… pjesa e mbetur e punëve do të kryhen por ka ndodhur pardje. Më vjen keq që ka shku qysh ka shku, liberalizimi ka ndodhur, e dimë pse po e them këto. Është një proces para neve në rend dhe ligj, luftimi i krimit dhe korrupsionit. Është proces punë por liberalizimi ka ndodhur pardje”, tha ai.

Sipas Haradinajt, është qytetari i Kosovës ai që ka dalë fitues nga vota e së mërkurës në kuvend ku i ratifikua marrëveshja për demarkacionin.

“Liberalizimin e ka fitu qytetari i Kosovës, janë disa apekte që duhet me i kry edhe ne edhe duhet të vazhdojmë me i furnizu institucionet e BE-së, ministrat veç e veç. Koha minimale që kish mujt me marrë Kosova të drejtën për të lëvizë lirshëm është 3 muaj, minimale por s’është aq reale, kohë reale është 6 muaj por mund të shkojë maksimumi 9 muaj. Por liberalizimi ka ndodhur tani është zbatimi, implementimi që duhet ta kryejmë së bashku”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat