Selimi debatoi me Haradinajn, Gani Koci i kujton një rast nga lufta

Aktuale

Selimi debatoi me Haradinajn, Gani Koci i kujton një rast nga lufta

Më: 23 mars 2018 Në ora: 22:10
Rexhep Selimi dhe Gani Koci

Në seancën e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës përveç diskutimeve ka pasur edhe përplasje në mes Qeverisë dhe Opozitës ku ndër replikat më të ashpra ishin ato të kryeministrit Haradinaj dhe deputetit Rexhep Selimi.

Pas atij debati tani reagon edhe zëvendësministri Gani Koci, i cili njëherë ishte edhe bashkëluftëtar me deputetin Selimi.

Ky i fundit i ka kujtuar deputetit një rast nga lufta ku ndër të tjera edhe thotë se të gjitha gjërat po zbulohen!

Lexojeni statusin e  tij të plotë në Facebook:

Rexhë bre, a po e sheh sa poshtë ka ra katuni...! 
Po me duket se po te shoh kur te mbeti xhipi arave duke u ngjitur kah Tica, e ja msyve kamb perpjet!
I mbushur frymë pa therrë në këmbë u takove me mua e Murat Musliun dhe na tregoje për "shyhretin" flakëve......! 
Krejt po të dalin avash, avash!
Më dukët kjo ishe me 25 a 26 mars 1999!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat