Kosova e pakënaqur me zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë

Aktuale

Kosova e pakënaqur me zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:44
Avni Arifi

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik, Avni Arifi ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel.

Thotë se fokusin e kanë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

“Ne po insistojmë që të implementojmë marrëveshjet ekzistuese. Nëse nuk do të mundemi atëherë do të gjejmë modalitete”, tha Arifi.

Por si do të veprojë Kosova nëse Serbia do të vazhdojë të mos zbatoj marrëveshjet e Brukselit?

“Do të insistojmë te Bashkësia ndërkombëtare. Është edhe në interesin e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe ka presion ndërkombëtar që kjo të realizohet”, tha ai, duke folur për Marrëveshjen për Energjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat