BE ia kërkoi urgjentisht Asociacionin, Thaçi: Do ta formoj Ekipin Menaxhues

Aktuale

BE ia kërkoi urgjentisht Asociacionin, Thaçi: Do ta formoj Ekipin Menaxhues

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:58
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të kryejë pjesën e vet të obligimit për krijimin e Asociacionit.

Thotë se së shpejti do formohet Ekipi Menaxhues që do të merret me draftimin e statutit për formimin e tij.

Pas takimit me Vuçiqin, Thaçi ka pohuar se pret që marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë të arrihet brenda këtij viti.

Në kuadër të darkës në Bruksel, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini kërkoi urgjentisht themelimin e Asociacionit dhe hapjen e urës mbi Ibër

“Përfaqësuesja e Lartë theksoi rëndësinë që BE’ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit / Komunitetit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen e Energjisë, si dhe të përfundojnë punimet për hapjen e Urës mbi Ibër”, thuhet në njoftimin për media.

Ky ishte takimi i parë i këtij niveli për këtë vit.

Të dy presidentët kanë qëndruar paraprakisht në SHBA.

Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur më 20 shtator të vitit 2017 në New York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat