Limaj thërret për konsensus nacional për temat në interes të vendit

Aktuale

Limaj thërret për konsensus nacional për temat në interes të vendit

Nga: A.M. Më: 24 mars 2018 Në ora: 10:40
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka apeluar që të ruhet konsensusi me opozitën  me të cilin  është arritur kalimi i demarkacionit.

Në postimin tij në Facebook, ai ka shkruar se  “gjithmonë është në përgjegjësi të shumicës për tema nacionale në vendime ta përfshijë edhe opozitën”.

Postimi i plotë:

Pas më shumë se tetë vjetësh kemi arritur ta kthejmë traditën e mirë që për tema nacionale të ndërtojmë konsensus sa më të gjerë. Kalimi i demarkacionit është dëshmia më e mirë se me një dialog konstruktiv dhe intensiv në temat nacionale mund të arrijmë të krijojmë konsensus. Gjithmonë është në përgjegjësi të shumicës për tema nacionale në vendime ta përfshijë edhe opozitën. Sa herë është provuar që temat nacionale të personalizohen, kanë krijuar kriza, tensione, përçarje dhe vendimet kanë qenë të kontestuara dhe jo në interes të vendit. Prandaj le të na shërbejë ky moment që ta mbajmë dialogun, transparencën dhe komunikimin mes gjithë faktorëve politikë për temat nacionale dhe së bashku t'i ndërtojmë qëndrimet dhe të jemi të gatshëm të marrim vendime të rëndësishme për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat