Krasniqi: Lufta në Gllogjan, paralajmërimi i masivizimit të luftës çlirimtare

Aktuale

Krasniqi: Lufta në Gllogjan, paralajmërimi i masivizimit të luftës çlirimtare

Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:01
Jakup Krasniqi

Ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se përvjetori i luftimeve në Gllogjan në familjen Haradinaj, përveç që shënon zgjerimin e luftimeve në Kosovë, ishte paralajmërimi më serioz se pas Marsit të Jasharëve Legjendar, zgjerimi dhe masivizimi i luftës çlirimtare ishte i pandalshëm.

Krasniqi ka shkruar në facebook se një vit më vonë, pra, para nëntëmbëdhjetë viteve, lufta jonë çlirimtare arriti ta ketë me vete edhe Aleancën më të madhe botërore ushtarake, NATO-në.

“Nuk ka asnjë dyshim se kjo ishte fitore e madhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht edhe fitore e madhe humanitare me anën e forcës ushtarake. Këto ngjarje dhe zhvillimet e sotme janë dëshmi se liria, paqja dhe humanizmi duhet të mbrohen çdo ditë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat