Kusari-Lila: Faleminderit përgjithmonë, NATO, USA, UK dhe EU

Aktuale

Kusari-Lila: Faleminderit përgjithmonë, NATO, USA, UK dhe EU

Nga: G.B Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:27
Mimoza Kusari-Lila

Sot në përvjetorin e 19-të të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave ushtarake serbe, deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka thënë se 24 marsi i vitit 1999 ishte dita kur shqiptarët vulosën miqësinë dhe falënderim me NATO-n, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, aj ka falënderuar NATO-n, SHBA-në, Britaninë, Bashkimin Evropian dhe të gjitha shtete që ndihmuan shqiptarët për liri dhe shtet të pavarur.

Postimi i saj i plotë:

24 Marsi 1999, dita kur shqiptarët e Kosovës vulosën miqësinë dhe falenderimin e përhershëm me Aleancën më të fortë ushtarake, NATO-n. 
Kosova është shtet se pati shumë miq dhe mbështetës të vullnetit të popullit të saj. 
Faleminderit përgjithmonë, NATO, USA, UK, EU dhe të gjitha shtetet mike që u rreshtuan me kauzën e shqiptarëve për liri dhe shtet të pavarur.

#ThankYouNATO./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat