Reshitaj në Washington: Mjedisi nuk njeh kufij

Aktuale

Reshitaj në Washington: Mjedisi nuk njeh kufij

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:02
Albena Reshitaj

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Washington, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, u prit në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe nga gra ambasadore dhe lidere të botës.

Në takim me zëvendëssekretaren e Shtetit Amerikan, Judith Garber dhe kabinetin e saj Reshitaj falënderoi  për ndihmën që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Kosovën dhe  të ardhmen e saj.

Reshitaj u shprehë se gjeneratat e reja në Kosovë po rriten  me  ndjenjën e respektit e miqësisë  për popullin amerikan .

“Duke qenë të vetëdijshëm për konfliktet  e vazhdueshme ndërmjet popujve të Ballkanit në shekullin e kaluar, ne besojmë se tani është koha për të ecur përpara dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme, e pikërisht besimi dhe paqja midis kombeve mund të ndërtohen edhe përmes diplomacisë dhe projekteve të përbashkëta  mjedisore. Unë kam takuar ministrat e mjedisit të shteteve fqinjë dhe kam propozuar projekte të përbashkëta mjedisore pasi që  përtej dallimeve etnike e fetare mjedisi  nuk njeh kufij”, tha nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Ndërkaq, zëvendëssekretarja  e Shtetit Amerikan Judith Garber përgëzoi ministren për iniciativat e saj miqësore me mjedisin, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit amerikan për Kosovën dhe të ardhmen e saj euro-atlantike.

“Ne jemi të nderuar që patëm mundësi të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj për liri e shtet ndertim dhe kjo ndihmë do të vazhdojë. Jam e lumtur që shoh gra të tilla të guximshme që ballafaqohen me sfidat dhe kanë ide e projekte konkrete zhvillimore për vendin dhe mjedisin ne veçanti”,  u shprehë Judith Garber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat