Kurti lavdëron ata që i qëndruan besnik në Prishtinë, jo të dorëhequrit

Aktuale

Kurti lavdëron ata që i qëndruan besnik në Prishtinë, jo të dorëhequrit

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:22
Pamje nga tubimi

Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka mbetur hatri fortë në kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili javë më parë dha dorëheqje nga partia që drejton ai.

Në një tubim me anëtarë dhe simpatizantë, të qendrës së Prishtinës, Kurti ua ka faturuar gjithë sukseset në mandatin e kaluar në Prishtinë, vetëm atyre që i qëndruan besnik partisë së tij, por jo edhe atyre që u larguan nga Vetëvendosje, duke përfshirë edhe Shpend Ahmetin.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, tha se mund të jetë befasuar me ndonjë individë, por jo me Lëvizjen Vetëvendosje dhe aktivistët e saj.

Madje, edhe pse nuk e përmend ndarjen, ai thotë se partia e tij do të dyfishohet në Prishtinë brenda vitit 2018.

Kurti: Fytyrat e suksesit në udhëheqjen e Prishtinës

“Arbeni ka qenë pjesë e një ekipi që me sakrificë e shumë punë sollën ndryshime të mëdha në Prishtinë, ekip ku përfshihet Liburn Aliu, i cili vendosi standard e rregull në planin urban të Prishtinës, Hysen Durmishi i cili shtroi me qindra kilometra rrugë e trotuare në lagje e fshatra. Arbërie Nagavci e cila vendos standardin e vlerësimit profesional të mësuesve dhe eliminimin e punësimit me të njofshëm në shkolla. Xhelal Sveçla e Salih Zyba të cilët në krye të inspektoriatit zmbrapsën mafian ndërtimore dhe vendosen zbatimin e ligjit në subjektet afariste. Nora Kelmendi me punën e saj të palodhshme dhe pa kompromis në drejtorinë e kadastrës. Saranda Bogujevci e cila ia ka hapur derën artistëve dhe Fitore Pacolli e cila ka drejtuar kabinetin e kryetarit duke koordinuar projektet mes drejtorive. Këta emra kanë marrë lëvdata të mëdha dhe kanë qenë fytyra e suksesit në mandatin e parë të fituar nga VV në Prishtinë”, thek soi Kurti.

Lideri i VV-së, ka ftuar të gjithë aktivistët që ta forcojnë Qendrën e Vetëvendosjes në Prishtinë. Por për ta bërë këtë, Kurti u ka thënë qytetarëve dhe simpatizantëve se për ta bërë qendrën me të madhe, duhet të nisë nga pika.

Sipas tij, pikat duhet t’i mësojnë se cilat janë problemet e banorëve të lagjeve edhe si komunitet, rrugë, trotuare, parqe, lulishte, terrene sportive, shkolla, por edhe për probleme sociale.

Kurti: Duhet ta forcojmë Vetëvendosjen si opozitë që ta sjellim nesër në pushtet

“Duhet ta forcojmë Vetëvendosjen si opozitë që ta sjellim nesër Vetëvendosjen në pushtet. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, këtu janë shumica e institucioneve qendrore, këtu jetojnë shumica e pushtetarëve abuziv, hajnat, kriminelët, ata që na vjedhin me supërmarketet e mbushura përplot me importe të rrezikshme për shëndetin tonë personal por edhe për shëndetin e ekonomisë sonë kombëtare. Prandaj në Prishtinë edhe ushtrohet veprimtaria jonë politike”, tha Kurti.

Madje, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se ndihmën që qytetarit nuk ia jep shtetit i djathë e i kapur, duhet t’ia jap Vetëvendosje me humanitetin e saj.

Ndërsa, koordinatori i Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia, i cili u emërua në këtë pozitë deri në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, tha se qendra e Prishtinës, falë aktivistëve di të fitoj dhe ajo ka fituar edhe në vitin 2017 pavarësisht se kundër VV-së u rreshtuan në një koalicion të gjithë të tjerët.

Megjithatë, Vitia shtoi se tani  do të kenë sfida më të mëdha për t’i zbatuar premtimet e dhëna në fushatën elektorale, porse me vendosmëri do t’i zbatojnë ato.

Pavarësisht ndarjes, Vitia para shumë aktivistëve e simpatizantëve ka thënë se problemet që u janë shkaktuar, nuk i kanë dëmtuar.

Viti: Tani na presin sfida të mëdha

“Tani sfida të reja na presin, edhe pse ne e kemi fituar Prishtinën me sakrifica të mëdha, me shumë punë vullnetare me mijëra aktivistë edhe pse qytetarët u shprehen me shumicë, ata qëndronin pas programit dhe ideve të VV-së, pjesa e pushtetit që ka marrë Lëvizja është më e vogël. Përballë këtyre situatave të reja ne duhet të organizohemi maksimalisht në teren në pika dhe në qendrën këtu. Simpatinë që na e dha vota duhet ta përkthejmë në strukturë. Vetëm me një strukturë të fortë ne do të bëjmë të mundur arritjen e synimeve tona politike. Me një strukturë solide, të mirë organizuar ne do të imponojmë zbatimin e programit tonë për Prishtinën. E për këtë na presin sfida, e mbi të gjitha punë, në mënyrë që ta forcojmë akoma me shumë organizatën”, tha Vitia.

Vitia është shprehur se ata janë për një Prishtinë që e do qytetarin, një Prishtinë që e donë punën dhe se do t’i përmbushin deri në fund premtimet e tyre.  

Ai ka pasur edhe një kërkesë për aktivistët dhe simpatizantët, të mos e shohin si koordinator, por si bashkëpunëtor, aktivist e mik e tyre.

Vitia është drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Prishtinës, ani pse kryetari Shpend Ahmeti më nuk është anëtarë i Vetëvendosjes, pasi ka dhënë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat