Veseli: Para 20 vitesh, Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut

Aktuale

Veseli: Para 20 vitesh, Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:54
Kadri Veseli

Para 20 vitesh, Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut, pas “Epopesë së Jasharajve”, në Prekaz, duke dëshmuar se lufta për çlirim, nuk do të ndalej, madje, do të merrte hov.

Kështu ka thënë kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Ai ka bërë homazhe në memorialin e Gllogjanit.

“Kjo rezistencë në Dukagjin, do të jepte shembullin e përkushtimit atdhetar që tashmë kishte hyrë në histori, duke ngjeshur radhët e luftëtarëve për liri dhe përkrahjen diplomatike që pas një viti do të fillonte me bombardimin e caqeve serbe nga NATO-ja. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat